Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Laç, raportohet për një person të vrarë, Policia blindon zonën

Shkruar nga Newsbomb
Të shtëna me armë zjarri në Laç, raportohet për
Foto ilustruese

Një person raportohet se ka humbur jetën pak minuta më parë, në Laç, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato të urgjencës mjekësore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Paraprakisht, bëhet me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Ilir Lika, rreth 40 vjeç, por rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.

Shërbimet e Policisë së Shtetit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, sapo në sallën operative është raportuar për të shtëna me armë, dhe kanë rrethuar zonën. Gjithashtu, është urdhëruar ngritja e postblloqeve.

40 vjeçari me 4 mbiemra dyshohet se ka rënë në atentat dhe nuk bëhet fjalë për një konflikt të çastit.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Kurbinit është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese