Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO ku drejtori dhe punonjëset e saj në Vlorë përdorën gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja, reagon AMP: I kemi pezulluar nga detyra

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO ku drejtori dhe punonjëset e saj në Vlorë
Foto ilustruese

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar pasi në rrjetet sociale ka qarkulluar një video në të cilën pretendohet se janë të përfshirë disa punonjës të saj në qytetin e Sarandës.

Në video shfaqet drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) për rajonin e Vlorës, Genci Kolgjini, duke përdorur gjuhë të papërshtatshme ndaj disa turisteve të huaja në rrugët e Sarandës.

AMP përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije ka vendosur pezullimin e përkohshëm të punonjësve që pretendohet se shfaqen në video, ndërsa ka nisur procedimin disiplinor për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Po ashtu AMP bën me dije se po kryhen veprimet e para procedurale dhe materialet përkatëse do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme sipas kompetencës.

Gjithashru ka sqaruar edhe arsyen e pranisë së punonjësve të saj në vendngjarje. Sipas njoftimit, më 11 qershor 2026, punonjësit e AMP-së ndodheshin në Sarandë, së bashku me punonjës të Policisë së Shtetit, në kuadër të zbatimit të një urdhri të prokurorit, të nxjerrë mbi bazën e një vendimi gjykate, për kontrollin e banesës së punonjësit të policisë, Ajdin Islamaj.

Video Credits: Telegraf Albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese