Blutë e Beratit kanë ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e prokuririsë së Beratit. Jaën vendosur 4 masa sigurie “arrest në shtëpi”, për 7 persona është caktuar masa “detyrim paraqitje” si edhe “ndalim i dajljes jashtë shtetit”.
Nga hetimet është zbuluar se, gjashtë subjekte të transfertave të parave, të lokalizuara në Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Dimal, të cilat administroheshin ose kishin të punësuar personat e marrë nën hetim, ushtrohej aktiviteti i këmbimit vakutor pa licencën përkatëse.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këto subjekte, u sekuestruan nën cilësinë e provës materiale, 8.808.000 lekë, 118.425 euro, 7.390 dollarë amerikanë, 665 paund britanikë, 110 franga zvicerane, si dhe 12 telefona celularë, 4 pajisje DVR, 2 USB dhe 1 laptop.
Hetimet për dokumentimin e plotë të rastit janë duke vijuar.
Njoftimi i policisë:
DVP Berat/ Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ekonomiko-financiare, nën drejtimin e Prokurorisë Berat u ekzekutuan 11 masa sigurie.
4 masa sigurie "Arrest në shtëpi" dhe 7 masa sigurie "Detyrimi për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore" dhe "Ndalimi i daljes jashtë shtetit".
Gjatë hetimeve ka rezultuar se në 6 subjekte për transferta parash, në Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Dimal, të cilat administroheshin dhe kishin të punësuar këta shtetas, kryhej këmbim valutor, pa qenë pajisur me licencën e nevojshme sipas ligjit.
Nga kontrollet në këto subjekte, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 8 808 000 lekë, 118 425 euro, 7390 dollarë amerikanë, 665 paunde, 110 franga, 12 celularë, 4 DVR, 2 USB dhe 1 laptop.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.
