Foto nga vendi i ngjarjes
Një vatër zjarri është regjistruar mesditën e sotme në lagjen “15 Tetori” të qytetit të Vlorës. Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë dy automjete të forcave zjarrfikëse.
Ato kanë ndërhyrë duke bërë kështu të mundur lokalizimin e flakëve. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe binësi në zonë.
Dyshimet paraprake janë që vatra të ketë qenë e qëllimshme, famirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa.
Sondazh
Poll
