Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pretendime për pafajësi, Kryemadhi kundërshton provat: SPAK-u nuk e di akoma nëse celulari i sekuestruar është i imi apo jo (PËRPLASJA NË SEANCË)

Shkruar nga Newsbomb
Pretendime për pafajësi, Kryemadhi kundërshton provat: SPAK-u nuk
Meta dhe Kryemadhi

Janë zbardhur përplasjet e ndodhura gjatë seancës gjyqësore, të mbajtur ditën e sotme, për ish-ciftin Meta-Kryemadhi, ku avokatët kërkojnë që të mos merren parasysh provat e mbledhura deri më tani, me pretendimet se akuzat e ngritura janë të lidhura me politikën.

“Nuk ka çështje gjyqësore, por politike. Akti i ekspertimit financiar të shpallet i pavlefshëm dhe i papërdorshëm” ka thënë mbrojtësi Redi Llanaj i Monika Kryemadhit.

Më tej Redi Llanaj, avokati i Monika Kryemadhit, paraqiti kundërshtimet ndaj akuzës së SPAK për ish-deputeten, ku dhe cilësoi prokurorin si “vegël”, deklaratë për të cilën gjykata i tërhoqi vëmendjen.  

“Fjala ‘vegël’ nuk është fjalë ofenduese, do të thotë instrument” iu kthye Llanaj togave të zeza pasi mori vërejtjen e tyre.

Po ashtu, avokati kërkoi kryerjen e një akt-ekspertimi kontabël për të ardhurat ndër vite të çiftit Meta-Kryemadhi. Ndërsa ka kërkuar me këmbëngulje që të merret dëshmia e biznesmenit Shatku. Sipas Llanaj ky i fundit do të zbulojë lidhjen e tij me Kryemadhin për të nxjerrë në pah se kontratat e lidhura përmes deputetes janë të pavërteta.

“Ky akt, për ne, është totalisht i njëanshëm dhe duhet të konsiderohet i papërdorshëm dhe i pavlefshëm. Ne kemi paraqitur një akt-ekspertim që e kundërshton këtë akt. Mendoj se ky është momenti për ta bërë këtë kërkesë, që të caktohet një ekspert i pavarur ose një grup ekspertësh, sepse është një provë thelbësore.

Po ashtu, ne kemi kërkuar dëshminë e zotit Shatku. Nuk është bërë asnjë përpjekje për të marrë dëshminë e tij. Ne kërkojmë që dëshmia e tij të merret me letërporosi. Ka disa elementë që mund të sqarohen nga dëshmia e tij, si mënyra e njohjes me Kryemadhin, kush e inicioi kontratën dhe nëse zonja Kryemadhi mund ta bënte këtë negociatë.

SPAK nga telefoni ka gjetur foton e një karte dhe ia atribuon përdorimin e kësaj karte të pandehurës Monika Kryemadhi. Do të ishte me interes që ai ta shpjegonte këtë pjesë. Po ashtu, kërkojmë marrjen e dëshmisë së një shtetasi afrikano-jugor, për ta pyetur lidhur me marrëveshjen dhe nëse Monika Kryemadhi ka pasur kompetencën apo fuqinë për të negociuar atë kontratë” tha mbrojtja e Kryemadhit. 

Nga ana e saj dhe Kryemadhi ka kundërshtuar provat e grumbulluara nga SPAK duke kërkuar nga këta të fundit të qartësojnë nëse celulari që kanë sekuestruar i përket asaj apo nënës së saj.

Po ashtu, Monika Kryemadhi kundërshtoi kontrollet e kryera në banesën e saj me argumentimin se nuk duhet të kontrollohet shtëpia e një deputeteje.

“Organi i akuzës nuk duhej të vinte për kontroll në banesën time, pasi unë isha deputete. Organi i akuzës e dinte që ne jetonim në një banesë. Organi i akuzës e dinte që, kur është bërë kontrolli, është kontrolluar dhoma ime e gjumit, pavarësisht se ishte në emër të Fatime Kryemadhit.

Pavarësisht se SPAK dhe dy vendime të gjykatës nuk e pranojnë atë telefon si timin, sot jemi me një akuzë që më atribuohet tërësisht me përmbajtjen e komunikimeve në atë telefon. Tani SPAK duhet të ndajë nëse ai telefon është apo nuk është imi” mësohet të ketë thënë Kryemadhi.

Pjesë nga seanca gjyqësore:

Gjykata iu drejtua Metës: Aktet janë gati prej kohësh, por mbrojtësi juaj ka refuzuar t’i marrë. Mund të paraqitet avokati për t’i marrë, ose ua vëmë në dispozicion në paraburgim.

Meta: Vojsava Ismailaj e dha intervistën pas një sms që më dërgoi dhe unë refuzova ta takoj. Kam njoftuar me 5 janar prokurorin e përgjithshëm dhe nisi një çështje, pasi zonja kishte lidhje me elemente destabilizues.

Avokati i Monika Kryemadhit: Nuk ka çështje gjyqësore, por politike. Akti i ekspertimit financiar të shpallet i pavlefshëm dhe i papërdorshëm

Më tej Redi Llanaj, avokati i Monika Kryemadhit, paraqiti kundërshtimet ndaj akuzës së SPAK për ish-deputeten.

“Vetë SPAK pranon se blerja e vilës nuk ka korrupsion. Kjo çështje nuk është juridike, por politike. Këtu nuk ka fakt penal. Prokurori është kthyer në një vegël…”, tha Llanaj.

Gjykata: Gjykata ju tërheq vëmendjen të mos cenoni solemnitetin e kësaj seance duke përdorur terma të tillë.

Llanaj: Fjala ‘vegël’ nuk është fjalë ofenduese, do të thotë instrument.

Po ashtu, avokati kërkoi kryerjen e një akt-ekspertimi kontabël për të ardhurat ndër vite të çiftit Meta-Kryemadhi.

“Ky akt, për ne, është totalisht i njëanshëm dhe duhet të konsiderohet i papërdorshëm dhe i pavlefshëm. Ne kemi paraqitur një akt-ekspertim që e kundërshton këtë akt. Mendoj se ky është momenti për ta bërë këtë kërkesë, që të caktohet një ekspert i pavarur ose një grup ekspertësh, sepse është një provë thelbësore.

Po ashtu, ne kemi kërkuar dëshminë e zotit Shatku. Nuk është bërë asnjë përpjekje për të marrë dëshminë e tij. Ne kërkojmë që dëshmia e tij të merret me letërporosi. Ka disa elementë që mund të sqarohen nga dëshmia e tij, si mënyra e njohjes me Kryemadhin, kush e inicioi kontratën dhe nëse zonja Kryemadhi mund ta bënte këtë negociatë. SPAK nga telefoni ka gjetur foton e një karte dhe ia atribuon përdorimin e kësaj karte të pandehurës Monika Kryemadhi. Do të ishte me interes që ai ta shpjegonte këtë pjesë. Po ashtu, kërkojmë marrjen e dëshmisë së një shtetasi afrikano-jugor, për ta pyetur lidhur me marrëveshjen dhe nëse Monika Kryemadhi ka pasur kompetencën apo fuqinë për të negociuar atë kontratë.

Kryemadhi: Në zbatim të vendimit të kontrolleve, u kryen kontrolle në banesën ku unë jetoj bashkë me nënën time. Në këtë banesë u gjet edhe telefoni iPhone. Nëna ime firmosi në atë kohë që telefoni nuk ishte i saj, por i imi. Edhe unë i vura në dijeni oficerët se ishte imi, por prapë ai telefon u sekuestrua.

E kam kundërshtuar sekuestrimin në gjykatë. Të dyja shkallët ma kanë rrëzuar, pasi është pranuar argumenti i SPAK se nuk dihet nëse telefoni është i Monika Kryemadhit. Më pas është bërë akt-ekspertimi i këtij telefoni.

Organi i akuzës nuk duhej të vinte për kontroll në banesën time, pasi unë isha deputete. Organi i akuzës e dinte që ne jetonim në një banesë. Organi i akuzës e dinte që, kur është bërë kontrolli, është kontrolluar dhoma ime e gjumit, pavarësisht se ishte në emër të Fatime Kryemadhit.

Pavarësisht se SPAK dhe dy vendime të gjykatës nuk e pranojnë atë telefon si timin, sot jemi me një akuzë që më atribuohet tërësisht me përmbajtjen e komunikimeve në atë telefon. Tani SPAK duhet të ndajë nëse ai telefon është apo nuk është imi.

Kur një procedurë bëhet ndaj një deputeti, ndaj një ish-presidenti, imagjinoni se çfarë ndodh ndaj një qytetari të thjeshtë. Nga ky telefon është ngritur një akuzë me më the-të thashë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese