Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sali Berisha dënon ndalimin e 3 zyrtarëve në Qafë Thanë: U trajtuan si terroristë, ata janë përfaqësues të nderuar të shqiptarëve në RMV

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha dënon ndalimin e 3 zyrtarëve në Qafë
Sali Berisha, momenti i ndalimit të 3 zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut në Qafë Thanë

Lideri demokrat Sali Berisha ka dënuar ashpër ndalimin e 3 zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut, ngjarje për të cilën fajëson kryeministrin Rama duke thënë se i ka trajtuar ata si të jenë terrorristë.

Në konferencën e mbajtur ditën e sotme për mediat, Berisha dënoi me forcën më të madhe ndalimin e 3 zyrtarëve, për të cilët tha se, përfaqësuesit e shqiptarëve në RMV, u trajtuan si antishqiptarë. 

“Kështu u bllokuan dje më datën 8 korrik, në pikën kufitare të Qafë Thanës, koordinatori i grupit parlamentar dhe deputetët Adnan Hazizimi dhe Hashim Myrtezani.

Që të tre me pasaportë diplomatike, ata u trajtuan sikur të ishin terroristë, armiq të kombit shqiptar e jo deputetë të nderuar, përfaqësues të shqiptarëve  në RMV” tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Sipas Berishës, ndalimi i zyrtarëve nga Policia Kufitare përbën përpjekje vulgare për të fajësuar fqinjët në lidhje me protestën që po mbahet në Tiranë.

Sic kemi raportuar dhe më parë, 3 zyrtarë të Koalicionit VLEN u ndaluan pasditen e djeshme në kufirin Qafë Thanë, ngjarje për të cilën akoma nuk dihet arsyeja e ndalimit.

Në prononcime të dhënë për mediat vendase, zyrtarët pretendojnë se janë ndaluar nga Policia, për të penguar pjesëmarrjen e tyre në protestat qytetare që mbahen në Tiranë.

Fjala e Sali Berishës:

Mirëdita, në një akt antishqiptar të paprecedentë që nga diktatura e Enver Hoxhës e në një skandal shumë të rëndë diplomatik e politik, dje me urdhër të Edi Ramës nuk u lejuan të hynë në territorin e Shqipërisë në kundërshtim dhe shkelje flagrante të marrëveshjeve shtetërore me Maqedoninë e Veriut dhe konventat ndërkombëtare, 3 ndërkombëtarë të VLEN.

Kështu u bllokuan dje më datën 8 korrik, në pikën kufitare të Qafë Thanës, koordinatori i grupit parlamentar dhe deputetët Adnan Hazizimi dhe Hashim Myrtezani.

Që të tre me pasaportë diplomatike, ata u trajtuan sikur të ishin terroristë, armiq të kombit shqiptar e jo deputetë të nderuar, përfaqësues të shqiptarëve  në RMV.

PD dënon me forcën më të madhe me këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës dhe ministri të tij kukull antishqiptar të brendshëm. Ky akt dëshmon një goditje të rëndë të fqinjësisë së mirë me vendin fqinjë dhe përbën një përpjekje vulgare për të fajësuar fqinjët e të tjerë për protestë rinore qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi në 35 vitet e fundit. Me këtë akt narkodiktatori i Tiranës po sillet në rajon në mënyrë të njëjtë me Lukashenkon e Bjellorusisë, dhe ish-diktatorin e Venezuelës, tani në pranga, Maduron.

E garantoj Edi Ramën se dënimi i tij është pa shpëtim, pa kthim. Le t’i mbyllë kufijtë nga të katërta anët, por shqiptarët i kanë prerë përfundimisht biletën atij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese