Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndalimi i tre deputetëve të Maqedonisë së Veriut në Qafë Thanë, Hita sqaron ngjarjen: Personi që i shoqëronte nuk kishte dokumentacione të rregullta

Shkruar nga Newsbomb
Ndalimi i tre deputetëve të Maqedonisë së Veriut në
Skënder Hita

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar sot në një konferencë për shtyp lidhur me incidentin një ditë më parë në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku u ndaluan tre deputetë të koalicionit shqiptar VLEN në Maqedoninë e Veriut. Zyrtarët e ndaluar ishin deputetët Bekim Çoku, Adnan Hazizi dhe Hasim Myrtezani.

Gjatë konferencës Hita ka sqaruar se një person i katërt që shoqëronte 3 deputetët me pasaporta diplomatike, nuk ka pasur dokumentacione të rregullta, duke bërë që ai të mos lejohej kalimi drejt vendit tonë.

Sipas tij, tre deputetët  nuk kanë pranuar në këto kushte të udhëtojnë drejtë Shqipërisë dhe janë kthyer përsëri për në Maqedoninë e Veriut.

“Policia e Shtetit dhe policia kufitare është garant i respektimit të ligjit. Në Kufi, në Qafë-Thanë, u paraqitën 4 shtetas, 3 me pasaporta diplomatike. 3 prej tyre iu është bërë me dije që të vazhdonin kalimin, një prej tyre nuk a mundur të udhëtojë, pasi nuk ka pasur dokumentacionet. Këta 3 persona të tjerë nuk kanë pranuar të ndahen dhe janë drejtuar drejt Maqedonisë së Veriut. Ky nuk është rast i izoluar, pasi janë raste të njohura për policinë kufitare, është punë e përditshme apo nuk ka vend për panik," tha Hita.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese