Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfshihet nga flakët zona kodrinore e Babicës, zjarri shkrumbon ullinj dhe sipërfaqe me bimësi

Shkruar nga Newsbomb
Përfshihet nga flakët zona kodrinore e Babicës, zjarri shkrumbon
Foto nga flakët

Një vatër zjarri ka ndodhur këtë të enjte në kodrat e fshatit Babicë në Vlorë, e favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta.

Sipas informacioneve paraprake, flakët u përhapën me shpejtësi, duke rrezikuar banesat pranë zonës. Zjarri përfshiu sipërfaqe me shkurre, pemëtari dhe ullishte, duke djegur disa rrënjë ullinjsh.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Vlorës, të cilat rreth një ore pune intensive arritën ta izolojnë dhe të shuajnë plotësisht zjarrin.

Si pasojë e zjarrit u shkaktuan vetëm dëme materiale në bimësi, pemëtari dhe ullishte, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese