Pesë persona janë dërguar për gjykim, pas hetimit për çështjen e vrasjes së Egli Progës. Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dy vite pas ngjarjes së rëndë duke akuzuar për vrasje Denis Meçen dhe Leonidha Guçen ndërsa Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku akuzohen për moskallëzim krimi dhe pengim në zbardhjen e ngjarjes.
Autorët e dyshuar ndodhen në arrest shtëpie ndërsa tre te tjerët ndodhen nën masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Në fillim Leonidha Guçe u hetua për moskallëzim krimi, por nëntë muaj më vonë Prokuroria zbuloi se kishte qenë bashkë me Denis Meçen duke rrahur për vdekje Egli Progën.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi dy vite më parë në lokalin e Leonidha Guçes, ai u dhunua brenda ambienteve të lokalit. Prokuroi e Korçës ka arritur të ketë vetëm n jë pjesë të pamjeve filmike pasi një pjese e tyre ishin fshirë nga Voltan Shkollaku, Leoniodha Guce dhe Arjan Manellari duke përdorur një virus kopmjuterik.
Egli Proga ishte baba i dy fëmijëve, ai pasi u dhunua në lokal u dhunua edhe jashtë ambienteve të tij nga Denis Meçe, i cili e goditi me grusht Progën, koka e të cilit u përplas me një makinë të parkuar dhe në asfalt. Disa minuta më vonë mbërriti ambulanca, dhe pasi u transportua në spital, u konfirmua i vdekur. Ekspertiza e mjekësisë-ligjore nxori si shkak të vdekjes hemorragjinë në cipën e trurit dhe hemorragjinë në indin trunor.
