Kryeministri i Kosovës. Albin Kurti ka nisur konsultimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kurti këtë mëngjes u ka dërguar ftesa për takim drejtuesve të tri partive opozitare parlamentare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Përrmes këtyre takimeve, kreu i LVV synon të hapë dialogun për formimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit. Sipas Euronews, ftesat janë dërguar një ditë pas certifikimit zyrtar të rezultateve zgjedhore.
Bazuar në afatet kushtetuese të Republikës së Kosovës, seanca inaguruese e legjistlaturës së 11-të duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga nisja e afatit i cili ka filluar të llogaritet prej së mërkurës.
