Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fotografia zyrtare me ambasadorin e Indisë u manipulua me "AI" dhe u shfaq si denoncim publik, kreu i Doganave përgënjeshtron "fake news" dhe paralajmëron kallëzim

Shkruar nga Newsbomb
Fotografia zyrtare me ambasadorin e Indisë u manipulua me "AI"
Takimi i Drejtorit Beja me ambasadorin Indian dhe fotografia me AI

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave hedh poshtë si të pavërteta publikimet në rrjetet sociale lidhur me atë që prezantohet si një foto e drejtorit të Përgjithshëm, Besmir Beja, duke konsumuar duhan në zyrën e tij të punës.

"Sqarojmë opinionin publik se, nuk ka asnjë foto të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, duke konsumuar duhan në zyrën e tij, por ka vetëm një sajesë dhe manipulim të fotos, me synimin për të denigruar imazhin e një figure publike.

Siç duket qartësisht kemi të bëjmë me një manipulim nëpërmjet inteligjencës artificiale, duke modifikuar foto të takimeve zyrtare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (në rastin konkret me ambasadorin indian)", thuhet në reagim.

Institucioni njofton se lidhur me këtë rast dhe qëllimet dashakeqe që fshihen pas tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja do t'u drejtohet me kallëzim organeve kompetente.

Dhe në fakt, nga një verifikim i thjeshtë në internet, rezulton se fotografia që është shfaqur si denoncim nga një zyrtare e Drejtorisë së Doganave që ankohet për tymin e cigares në zyrën e drejtorit, është e gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Fotografia zyrtare me ambasadorin e Indisë u manipulua me "AI"

Motorët e kërkimit në internet kanë verifikojnë se në masën 99%, kjo fotografi është e gjeneruar me AI.

Fotografia origjinale, është shkrepur në zyrën e punës së Besmir Bejës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, gjatë një takimi zyrtar që ai ka pasur dy muaj më parë me ambasadorin e Indisë, Sh.T.Z. Ravindra Prasad Jaiswal.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit institucional dhe doganor ndërmjet dy vendeve, lehtësimin e procedurave tregtare, si edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimin e eksperiencave profesionale.

Mirëpo, sot, 7 javë më pas kjo fotografi është modifikuar me inteligjencë artificiale dhe shfaqet në rrjetet sociale si një denoncim i një punonjëse të Doganës.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese