Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës, Fredi Kokoneshi, është marrë i pandehur nga SPAK. Ai akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, të kryer në bashkëpunim me disa persona të tjerë.
Dosja e hetuar nga prokurori Elvin Gokaj, është dërguar në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit të seancës paraprake.
Përveç ish-kryebashkiakut Kokoneshi, të pandehur janë marrë edhe Andi Bullari, Ledio Xharo dhe Dorian Spaho.
Sipas hetimeve të SPAK, zyrtarët e Bashkisë Divjakë dyshohet se kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin gjatë procedurës së dhënies me qira të disa pasurive që janë përdorur për impiante diellore me afat shfrytëzimit 10 vjeçar, ndërkohë që në ASHK ishin të regjistruara si tokë bujqësore.
