Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkodra "pushtohet" nga turistët, Rama publikon pamje nga qyteti i mbushur me vizitorë

Shkruar nga Newsbomb
Shkodra "pushtohet" nga turistët, Rama publikon pamje nga qyteti
Foto nga turistët

Shkodra vijon të jetë një nga destinacionet më të preferuara turistike në vend, duke tërhequr çdo ditë vizitorë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm disa fotografi nga qyteti i Shkodrës, ku duket fluksi i turistëve që tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë së qytetit.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë mëngjes të zakonshëm tashmë për Shkodrën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në fotografitë e publikuara shihen dhjetëra turistë duke vizituar rrugicat karakteristike, monumentet kulturore dhe atraksionet më të njohura të qytetit.

Shkodra mbetet një nga destinacionet më tërheqëse, si për turistët e huaj ashtu edhe për vizitorët vendas.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese