Foto ilustruese
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin mbrëmjen e kësaj të hëne, ku është raportuar për një tjetër plagosje me thikë.
Sipas informacioneve paraprake të bëra me dije deri më tani ngjarja është regjistruar në Fushë Krujë ku i plagosur ka mbetur një 22-vjeçar.
Deri më tani nuk dihen më tepër detaje nga kjo plagosje, ndërkohë që mësohet se i riu është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia menjëherë ka shkuar në vendin ku dhe ka ndodhur ngjarja, teksa po punon për zbardhjen e plotë të saj. Priten më tepër detaje në vijim.
Sondazh
Poll
