Foto ilustruese
Një shtetas 44 vjeçar i identifikuar me emrin Besnik Lika është paraqitur në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës, por më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë
Burime për mediat kanë bërë me dije se ai është rrëzuar nga soleta teksa ka qenë duke riparuar çatinë e një objeki. Bluzat e bardha kanë bërë me dije se 44-vjeçari ka pësuar frakturë torakale tetë me pasojë paralizë të këmbëve dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, sipas Top Channel.
Ngjarja u regjistrua në lagjen numër 4 të qytetit, dhe policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sondazh
Poll
