Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shit-blerje votash në zgjedhejt e 2021-shit, GJKKO jep DËNIMET për 4 të pandehur

Shkruar nga Newsbomb
Shit-blerje votash në zgjedhejt e 2021-shit, GJKKO jep DËNIMET
GJKKO

Gjykata e Posaçme ka dënuar sot 4 persona për shit-blerje votash, të kryer gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Më konkretisht dënimet janë dhënë për:

Ndoc Gurin dhe Arben Kolajn, të cilët akuzohen për dy vepra penale, atë të shitjes dhe blerjes së votës, dhe janë dënuar përfundimisht me nga 1 vit e 4 muaj burgim, e konvertuar në 2 vite e 8 muaj shërbim prove për secilin, me kushtinn që të mos kryejnë asnjë vepër penale dhe të mos shoqërohen me persona të dënuar përgjatë kësaj periudhe.

Ndrekë Lera, është dënuar për blerje votash, dhe është dënuar përfundimisht me 2 vite burgim, por ky vendim u pezullua, duke cantuar shërbim prove për të pandehurin për një periudhë 4 vjeçare .

Ndërsa për Ilir Sokolin, gjithashtu i dënuar për blerje votash, GJKKO pezulloi dënimin 1-vjeçar me burg, dhe i caktoi kryerjen e 120 orëve pune për interes publik.

Sipas SPAK, gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, është konstatuar një skemë e qartë e korrupsionit zgjedhir, e cila përfshinte ofrimin e shërbimeve monetare në këmbim të votës. Skema korruptive konsistonte në një model të organizuar të blerjes së votës, ku individë të lidhur me një forcë politike kanë ofruar shuma të caktuara parash (rreth 5.000 lekë për votë) për qytetarë të ndryshëm, me qëllim sigurimin e mbështetjes elektorale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese