Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Në bulevard po lidin ide të frikshme komuniste që kërkojnë kokën e kryeministrit”, Frrok Çupi: Protesta rrezik botëror, është serioze

Shkruar nga Newsbomb
“Në bulevard po lidin ide të frikshme komuniste që
Frrok Çupi

Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, bëri një panoramë të realiteti politik dhe shoqëror në mbarë botën duke e lidhur edhe me protestën që po mbahet prej 44 ditësh në vendin tonë.

Ai tha se Lindja përfaqëson regjimin autoritar, varfërinë dhe sistemin e të humburve, ndërsa Perëndimi është blloku ku bën pjesë edhe Shqipëria. Ai flet për një konflikt mes këtyre dy blloqeve botërore, ku pretendon se Lindja ka një agjendë ku kërkon eliminimin e presidentit Trump dhe të liderëve kryesore të Perëndimit.

Duke  e lidhur me protestën ai paralajmëron se në bulevard po lindin ide komuniste, të majta ekstreme që i sheh kërcenim për botën. Çupi e krahason këtë protestë me lëvizjen ANTIFA, duke thënë se kjo lëvizje rrezikoi Amerikën dhe sot e sheh si kërcënim për botën.

“Jo, është një përplasje mes këtyre të dobëtëve, që quhen njerëz të dobët, dhe fuqive shumë të mëdha që po luajnë në botë. Le ta themi hapur se ne ndodhemi në luftë. Jo thjesht ne, por lufta është globale. Lufta është mes Lindjes dhe Perëndimit. Lufta është shumë e egër, sepse Lindja përfaqëson qeverisjen e regjimit, sistemin e varfërisë, sistemin e të humburit, sistemin e të mjerit. Këtë po e shohim edhe në protesta apo në luftën kundër Kanye Ëest. Lufta është globale.

Po kërkohet, siç kërkohet koka e kryeministrit këtu, po ashtu kërkohet edhe vdekja e Presidentit të Amerikës, e kancelarit të Gjermanisë, e kryeministrit të Britanisë së Madhe, e kryeministres së Italisë dhe e presidentit të Francës. Kjo është në qendër të agjendës së Lindjes kundër Perëndimit.

Kur kërkohen krerët e shteteve, ne bëjmë pjesë në këtë bllok. Për fat të mirë bëjmë pjesë në këtë bllok dhe, për fat të keq, nëse do të fitonte Lindja, ne do të shuheshim.

Në bulevard po lindin ide dhe praktika komuniste, të një majtizmi shumë ekstrem, i cili rrezikon botën. Antifa e rrezikoi Amerikën, ndërsa këta janë tipikë të Antifës. Antifa po rrezikon edhe Evropën Perëndimore dhe kjo është shumë serioze.”, tha Çupi

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese