Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos! Ilir Selmani pretendon pafajësi, shpërthen nëna e ish-policit të ekzekutuar: Nëse s'e dënoni me 28 vite burg, më sillni djalin në shtëpi

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Santiago Malkos! Ilir Selmani pretendon pafajësi, shpërthen
Ilustrim: Santiago Malko dhe Ilir Selmani

Këtë të hënë, në GJKKO, u zhvillua seanca e radhës për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. I pandehuri Ilir Selmani, i dyshuar si një nga autorët e ekzekutimit, u paraqit në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.

Seanca në Gjykatën e Posaçme u shoqërua me tensione, pasi pati një përplasje mes Selmanit dhe nënës së viktimës.

Gjatë seancës, Ilir Selmani mohoi çdo përfshirje në vrasje dhe deklaroi se është i pafajshëm. Pas kësaj deklarate reagoi nëna e Santiago Malkos, e cila kërkoi dënimin e tij ose, siç u shpreh ajo, “t'ia kthejnë djalin në shtëpi”.

Debati:

Ilir Selmani: Deklaroj se jam i pafajshëm. Nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje.

Nëna e Santiago Malkos: Ky ma ka vrarë djalin. Të dënohet me 28 vite burg ose më sillni djalin në shtëpi ta shikoj dhe nxirreni jashtë këtë.

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, GJKKO njoftoi se vendimi për Ilir Selmanin do të shpallet më 17 korrik.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese