15-vjeçari Fatjon Sadushi është përcjellë sot në banesën e fundit, mes lotësh dhe dhimbjeje të madhe që ka prekur të gjithë fshatin Orizaj.
Sadushi humbi jetën një ditë më parë në lumin Osum, pranë fshatit Orizaj, ku ai ndodhej në arë së bashku me të atin.
I mituri kishte hyrë në lumë për t’u freskuar, por fatkeqësisht rrjedha e mori dhe ai u mbyt. I ati u fut menjëherë në lumë në përpjekje për ta shpëtuar, por arriti ta nxirrte djalin në breg pa shenja jete.
Banorët e fshatit shprehen se në atë zonë lumi ka krijuar gropa të rrezikshme për shkak të pritave të ndërtuara për mbrojtjen e tokave bujqësore nga përmbytjet.
Ata tregojnë gjithashtu se 15-vjeçari kishte këmbëngulur të lahej, pavarësisht se i ati e kishte paralajmëruar të mos hynte në lumë.
Rastin e bën edhe me të rëndë pasi Sadushi ishte djalë i vetëm i familjes, duke u bërë dhimbjen e më të thellë atyre.
“Ishte djalë i vetëm, babai fillimisht nuk e kishte lënë të hynte, por ai kishte këmbëngulur. Lumi nuk kishte shumë ujë, por aty ka gropa. Janë gabim që i kanë bërë prita në ato mënyrë. Moshatarët thonë që nuk dinte not”, u shpreh banorët.

