Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekzekutimi i Edmond Sulës me plumb në kokë, dyshohet për vrasës me pagesë! Kamerat filmuan autorin duke u larguar në këmbë, e pritën me makinë

Shkruar nga Newsbomb
Ekzekutimi i Edmond Sulës me plumb në kokë, dyshohet për
Vendngjarja e ekzekutimit të Edmond Sulës dhe viktima

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Edmond Sulës, i cili u qëllua për vdekje rreth orës 00:10 të së dielës, teksa po hynte në banesën e tij. Hetuesit dyshojnë se ekzekutimi i 50-vjeçarit është kryer nga një vrasës me pagesë, i cili në momentin e krimit ka vepruar i vetëm.

Sipas të dhënave paraprake, autori e ka pritur Sulën deri në momentin kur ai ka zbritur nga automjeti dhe po hynte në banesën e tij në Bërxullë. Në atë çast, e ka qëlluar me një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar autorin duke u larguar në këmbë menjëherë pas krimit. Më pas, ai dyshohet se është marrë nga një automjet dhe është larguar nga zona.

Edmond Sula ishte një emër i njohur për Policinë e Shtetit, pasi kishte precedentë penalë. Në të kaluarën ai ishte proceduar për vepra të ndryshme penale, përfshirë rrahje, grabitje dhe konflikte të tjera.

Ndërkohë, hetuesit kanë përqendruar verifikimet kryesisht te çështjet e pronësisë, pasi viktima merrej me shitblerje pronash. Po hetohen konfliktet e mundshme që mund të kenë lindur si pasojë e kësaj veprimtarie.

Familjarët e viktimës, gjatë dëshmive të dhëna në polici, kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për ndonjë konflikt apo përplasje që ai mund të ketë pasur së fundmi me persona të tjerë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese