Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kishin kultivuar bimë narkotike në një zonë pyjore, arrestohet 31-vjeçari në Krujë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Shkruar nga Newsbomb
Kishin kultivuar bimë narkotike në një zonë pyjore,
Droga e asgjesuar

Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë një 31-vjeçar, i cili dyshohet për kultivim të bimëve narkotike në një zonë pyjore.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi A. Z., 31 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi J. M., 43 vjeç, të dy banues në fshatin Mukaj.

Këta shtetas kishin kultivuar 42 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis sativa në një zonë pyjore të fshatit Mukaj.

Gjatë kontrollit në vendin ku kultivoheshin bimët, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 600 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis sativa.

Policia bën me dije se puna vijon për kapjen e 43-vjeçarit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mukja”, për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjësohen 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe sekuestrohen 600 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa.

Vihet në pranga një 31-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, sherbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe si rezultat i kontrolleve të organizuara në terren, finalizuan operacionin policor të koduar “Mukja”.

Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. Z., 31 vjeç si dhe u shpall në kërkim shtetasi J. M., 43 vjeç, të dy banues në fshatin Mukaj.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas kishin kultivuar, në një zonë pyjore të fshatit Mukaj, 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në vendin ku kultivoheshin bimët narkotike, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 600 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese