Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Laç-Mamurras! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me automjetet e parkuara, përfundon te Trauma shoferi

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në autostradën Laç-Mamurras! Humb
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë një pike karburanti në aksin e autostradës Laç-Mamurras.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke u përplasur me disa automjete të parkuara pranë pikës së karburantit. Nga përplasja janë dëmtuar edhe distributorët e karburantit.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese