Hapësire reklamuese

Aktualitet

Financimi i koncertit të Kanye West! PD kallëzon Ramën dhe Gonxhen në SPAK, shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera

Shkruar nga Newsbomb
Financimi i koncertit të Kanye West! PD kallëzon Ramën dhe
Ilustrim: PD dhe kallëzimi

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, në lidhje me financimin prej 4.2 milionë eurosh për koncertin e Kanye West, i mbajtur dy ditë më parë në Tiranë.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, përmes një postimi në Facebook, ku publikoi edhe kopjen e kallëzimit të depozituar në SPAK.

Sipas kallëzimit, Rama dhe Gonxhe akuzohen për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", të kryera në bashkëpunim.

Kallëzimi lidhet me vendimin e qeverisë për akordimin e fondit për organizimin e koncertit të artistit amerikan, i cili u zhvillua në "Eagle Stadium", në Kashar.

Financimi i koncertit të Kanye West! PD kallëzon Ramën dhe
 
Financimi i koncertit të Kanye West! PD kallëzon Ramën dhe
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese