Disa ditë pas nisjes së fushatës së vlerësimeve negative në platformën Google, rreth 15 biznese kanë denoncuar në Polici sulmin e koordinuar ndaj tyre.
Bëhet me dije se bizneset pretendojnë se janë dëmtuar nga sulmi, ndërsa hetimet e Krimit Kibernetik vijojnë.
Nga ana tjetër policia ka identifikuar më shumë se 200 persona, të cilët dyshohen se kanë përdorur llogaritë e tyre të rregullta në rrjetet sociale për të publikuar ose shpërndarë vlerësime negative ndaj bizneseve.
Nëse vërtetohet se kanë vepruar në mënyrë të koordinuar dhe veprimet e tyre përbëjnë elementë të veprave penale, personat në fjalë pritet që të akuzohen për: "manipulimi i tregut", "manipulimi i çmimeve", "përhapja e informacioneve të rreme", "shpifja" dhe "falsifikimi kompjuterik".
Policia vijon hetimet për identifikimin e personave që dyshohet se kanë organizuar ose koordinuar fushatën e vlerësimeve negative, e cila ka shkaktuar dëm në imazhin dhe aktivitetin ekonomik të bizneseve të prekura.
