Adela Kondakçiu, bashkëpunëtorja e drejtësisë që ka ndihmuar prokurorët e SPAK me informacione dhe dëshmi nga veprimtaria e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, ka dëshmuar këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme.
Përmes avokatit të saj, ish-financierja e disa prej kompanive që SPAK dyshon se zotëroheshin tërthorazi nga Ajola Xoxa, ka thënë se nuk ka pasur asnjë përfitim personal por vetëm ka zbatuar urdhrat.
“Jo vetëm që nuk ka përfituar, por është vënë në dispozicion të drejtësisë dhe ka pasur kosto për transparencën e saj. Ka ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës për organet e drejtësisë”, është shprehur avokati mbrojtës i saj.
Adela Kondakçiu ka punuar për një periudhë të gjatë kohore si financiere e Ajola Xoxës. Marrëdhënia e saj me bashkëshorten e kryebashkiakut u ndërpre pasi me një “urdhër rrufe” u pushua nga puna, pas pakënaqësive që kishte treguar sa i përket pagave.
Financierja ka rrëfyer me detaje skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, të pretenduara, duke depozituar pranë organit të akuzës një sërë provat të reja të cilat rëndojnë pozitat e çiftit Veliaj-Xoxa.
Për këto dëshmi, Adela Kondakçiuka pretenduar se si zonja Xoxa po ashtu dhe avokatët e saj, i kanë bërë presion.

