Hapësire reklamuese

Aktualitet

E qëlluan pas shpine, ky është Edmond (Ali) Sula që mbeti viktimë e atentatit në Vorë mesnatën e djeshme

Shkruar nga Newsbomb
E qëlluan pas shpine, ky është Edmond (Ali) Sula që mbeti
Edmond (Ali) Sula

Kjo është fotoja e Edmond (Ali) Sulës, 50-vjeçarit që u vra në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Bërxullë të Vorës. Viktima u qëllua me armë zjarri teksa po kthehej në banesën e tij, duke mbetur i vdekur në vend.

Sipas burimeve, krimi ndodhi rreth orës 00:10 të datës 12 korrik, kur Sula sapo kishte parkuar automjetin dhe po i drejtohej derës së shtëpisë. Një plumb i marrë në shpinë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Dyshohet se autori ka qëlluar nga një distancë prej rreth 50 metrash, në një fushë përballë banesës, duke përdorur pushkë me dylbi ose snajper.

Kujtojmë se viktima njihej si person me influencë në zonë. Ai merrej me shitblerje pronash, një pistë që po hetohet nga policia si shkak i mundshëm i atentatit.

Nuk përjashtohen edhe konflikte të tjera të tij, pasi Sula ishte i njohur për takime të shpeshta me persona të ndryshëm në lagjen ku jetonte. Policia vijon hetimet për identifikimin e autorit, i cili dyshohet se është larguar me automjet pas krimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese