Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar sërish në lidhje me plazhet publike që administrohen nga Bashkia e Lezhës.
Pasi më herët urdhëroi subjektet që operojnë në plazhe t'u kthenin pushuesve pjesën e parave të marra mbi çmimin e referencës së përcaktuar nga Bashkia për shezlongët, Ndreu bën me dije se janë 20 zona plazhi publik, nga Rana e Hedhun, në qendër të Shëngjinit e deri në Kune, ku pushuesit mund të frekuentojnë plazhin falas.
Më tej, Ndreu u ka bërë apel pushuesve që të kontrollojnë tabelat informuese të plazheve, në mënyrë që të mos bien pre e abuzuesve.
Postimi i plotë:
Janë mbi 20 zona plazhi publik, nga Rana e Hedhun, në qendër të Shëngjinit e deri në Kune, ku mund të bëni plazh me 0 lekë!
Ju lutem, vlerësoni zonat publike ku nuk paguhet, ose plazhet me tabela çmimesh, në mënyrë që të mos bini pre e abuzuesve!
Gjeni plazhin pa pagesë në fotot e cilësuara me poshtë!
