Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një motoçiklist, i cili ka humbur njërën këmbë.
Mësohet se motoçikleta është futur në korsinë ku po lëvizte kamioni, duke shkaktuar përplasjen mes dy mjeteve.
Ngjarja ka ndodhur në kthesën e Viroit. Si pasojë e përplasjes së fortë, motoçiklisti ka humbur këmbën e majtë.
Video Credits: Report Tv
Në ndihmë të tij kanë shkuar kalimtarë të rastit, të cilët më pas e kanë transportuar drejt spitalit. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet që së shpejti të dalë me një deklaratë zyrtare mbi rrethanat e aksidentit.
