Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Protesta e humbi identitetin” Martin Leka për koncertin e Kanye West: Shqipëria fiton bonuse të mëdha në turizëm

Shkruar nga Newsbomb
“Protesta e humbi identitetin” Martin Leka për koncertin e
Martin Leka

Analisti Martin Leka ka folur për ABC News në lidhje me koncertin e Kanye West mbajtur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ai tha se kushte shumë vizitorë të huaj që shijuan për të parë koncertin dhe ky është një publicitet ku sytë e vendeve të tjera drejtohen tek Shqipëria.

Sipas tij Shqipëria fiton shumë bonuse nga koncerte të tilla, sidomos në sektorin e turizmit. Pjesëmarrësit ishin nga 80 shtete të botës dhe kjo do të thotë shumë për vendin tonë. Leka u ndal edhe tek protesta, e cila është në ditën e saj të 43, ku tha se i ka humbur identiteti.

Padyshim, Shqipëria ka fituar. Kanye West është ndër këngëtarët më të njohur në botë. Për arsye se të publicitetit që ai ka në të gjithë botën, pasja e një koncerti të tillë në Shqipëri, është event ku gjithë sytë e vendeve janë drejt yjeve botërorë si Kanye West, pra Shqipëria fiton shumë. Fiton shumë bonuse pozitive, për turizmin sidomos, kulturën shqiptare dhe prosperitetin që një event i tillë, ku vizitorë vijnë në Shqipëri.

Pjesëmarrësit kanë qenë nga 80 shtete të botës. Për turizmin është tjetër gjë, është destinacion i cili nuk paguhet dot me reklamë, është reklamë falas. Për vetë miliona ndjekës që ka këngëtari, profili i tij artistik, është gjithsesi një bonus plus për Republikën e Shqipërisë. Kjo përkoi me protestën, e cila u sfumua nga ky koncert. Protestës i ka humbur identiteti i vet”, theksoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese