Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sundance Festival nis në Zvërnec, Rama “sfidon” protestën: 15 mijë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës

Shkruar nga Newsbomb
Sundance Festival nis në Zvërnec, Rama “sfidon”
Sundance Festival, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në Zvërnec të Vlorës ka nisur për katër ditë me radhë Sundance Festival, një aktivitet që ka mbledhur rreth 15 mijë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të tjera.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se në Zvërnec do të ketë katër ditë muzikë, natyre dhe energji, ku do të bëhen bashkë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës.

Katër ditë muzikë, natyrë dhe energji unike në Zvërnec. Sundance Festival ka bërë bashkë rreth 15 mijë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, duke e kthyer bregdetin e Vlorës në një nga destinacionet më të veçanta të verës.”, shkruan Rama.

Festivali po zhvillohet në një nga zonat më të frekuentuara të bregdetit shqiptar, ndërsa në Zvërnec është planifikuar edhe ndërtimi i një resorti turistik.  

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese