Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mot i qëndrueshm këtë të hënë, diell në pjesën më të madhe të vendit

Shkruar nga Newsbomb
Mot i qëndrueshm këtë të hënë, diell në
Foto ilustruese

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje vranësira të pakta hera – herës deri mesatare kryesisht në orët e mesditës. Pas orëve të mesditës mot i kthjellët.

Reshje të dobëta dhe të izoluara shiu në formë pikash në male në lindje.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në
15m/s.

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese