Hapësire reklamuese

Politikë

“Petat e byrekut po hapen”, Balla i kërkon transparencë Agron Shehajt: Sqaro si e shite një apartament 151 m2 për 15 milionë euro

Shkruar nga Newsbomb
“Petat e byrekut po hapen”, Balla i kërkon transparencë
Taulant Balla dhe Agron Shehaj

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë replikës me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, komentoi edhe protestën që po zhvillohet prej 44 ditësh në vend. Balla tha se protesta nisi si një nismë e bukur, e bazuar në disa kërkesa që lidhen me mjedisin, por sipas tij u prish pas përfshirjes së partive opozitare.

Po ashtu, Balla iu drejtua me një kërkesë për transparencë kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në lidhje me shitjen e një apartamenti prej 151 m² për 15 milionë euro.

Politikani socialist i kërkoi Shehajt të japë sqarime dhe paralajmëroi se “petat e byrekut po hapen”, duke iu referuar lajmeve të publikuara në mediua ndaj kreut të Partisë Mundësia.

Balla: Unë nuk tallem me protestën. Ajo nisi si diçka e bukur dhe në emër të disa kërkesave që lidhen me mjedisin. Ju që ndiqni postimet e mia në orën 7, e shihni transparencën. Kur hynë Saliu, Goneja, Qorri apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe mbetën sorrat, si puna jote dhe si puna e Gones. Lloj-lloj balte dhe lloj-lloj llumi.

Gone, sqaro si mund ta shesë një njeri një apartament 151 m2 për 15 milionë euro. Këtë sqaro. Petat e byrekut po hapen, ashtu siç u hapën edhe historitë e lloj-lloj baltës dhe llumit. Një gjë duhet ta dini: flamingot janë zogj të pastër dhe prandaj ikën nga llumi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese