Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë këtë të hënë drejt Parisit, ku do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Ëilling), me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Samiti pritet të mbledhë krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.
Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë samit riafirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e palëkundur të vendit tonë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët euroatlantikë.
Ndërsa nesër, me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë edhe në ceremoninë zyrtare të organizuar me rastin e Festës Kombëtare të Francës.
