Hapësire reklamuese

Politikë

Sulmi digjital në faqet e bizneseve, reagon kryeministri Edi Rama: Goditje e pabesë terrori në kulmin e sezonit

Shkruar nga Newsbomb
Sulmi digjital në faqet e bizneseve, reagon kryeministri Edi Rama: Goditje
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjet e ditëve të fundit, ku drejtuesit e disa bizneseve dhe llogaritë e tyre në rrjetet sociale u shënjestruan nga një fushatë e organizuar për të manipuluar vlerësimin në internet (review ratings).

"Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital mbi sipërmarrjet mikpritëse në kulmin e sezonit. Artikulli i @TiranaExaminer shpjegon se si një organizim i motivuar politikisht u kthye në agresion ekonomik kundër vendit dhe familjeve që jetojnë me turizmin", shkruan kryeministri.

30 biznese kanë bërë denoncime në Krimin Kibernetik për sulmin ndaj bizneseve të tyre nëpërmjet online dhe call centerave, por kanë frikë të flasin. I vetmi që po flet publikisht është Gjergj Luca, pronari i Rozafa.

Deklarata u bë nga drejtuesja e Top Story, Grida Duma në panelin e fundit të emisionit, kur u diskutua për sulmet kibernetike ndaj biznesit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese