Hapësire reklamuese

Politikë

Dy flamingo në sfond, Rama reagon për mbylljen e tre kapitujve të integrimit në BE! Thumba kritikëve: Puna e tyre janë llafet, ndërsa fjala jonë është puna

Shkruar nga Newsbomb
Dy flamingo në sfond, Rama reagon për mbylljen e tre kapitujve të
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me Konferencën Ndërqeveritare që do të mbahet të martën në Bruksel, ku Shqipëria pritet të mbyllë tre kapituj të tjerë në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke publikuar një imazh me dy flamingo në sfond, të cilët janë kthyer në simbol të protestave që po zhvillohen prej 41 ditësh në vend, Rama ka përcjellë edhe një mesazh me nota ironie ndaj kritikëve të qeverisë së tij.

Shqipëria nuk ndalet”, shkruan Rama, teksa më pas shton se “Puna e tyre janë llafet, ndërsa fjala jonë është puna.

Postimi i plotë:

SHQIPËRIA NUK NDALET

Thanë negociatat u bllokuan;

thanë Samiti i NATOS u anullua;

thanë qeveria u rrëzua;

thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë, SEPSE PUNE TYRE JANË LLAFET ndërsa FJALA JONË ËSHTË PUN

Kujotjmë që Shqipëria dhe Mali i Zi do t’i mbyllin kapitujt e radhës në bisedimet e tyre me Bashkimin Evropian për anëtarësim në bllokun evropian, gjatë një konference të martën e ardhshme.

Shqipëria do t’i mbyllë tre kapituj për herë të parë, pra kapitujt 25, 26 dhe 30, ndërsa Mali i Zi do t’i mbyllë përkohësisht dy kapituj, 8 dhe 29.

E marta e ardhshme njihet në qarqet diplomatike si "Super e Marta", sepse atë ditë do të mbahen katër konferenca ndërqeveritare, duke hapur ose mbyllur përkohësisht kapituj bisedimesh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese