Hapësire reklamuese

Aktualitet

Raportin Vjetor për vitin 2025, Avokati i Popullit në Vlorë: Probleme me pronat, kadastra prej 36 vitesh nuk po i zgjidh

Shkruar nga Newsbomb
Raportin Vjetor për vitin 2025, Avokati i Popullit në Vlorë:
Avokat i Popullit, Endri Shabani

Avokat i Popullit, Endri Shabani, ka prezantuar në Vlorë Raportin Vjetor për vitin 2025, ku tha se vizita kishte për qëllim dëgjimin e ankesave të qytetarëve.

Shabani tha se shqetësimet kryesore lidhen me çështjen e pronësisë dhe menaxhimin e tyre, ku prej 36 vitesh ende nuk po i japin drejtim kësaj problematike. Shabani u ndal gjithashtu edhe te roli i Avokatit te Popullit ku theksoi se ai ndërhyn në rastet kur cenohen të drejtat e qytetarëve.

Avokati i Popullit kujtoi rastin e Zvërnecit ku tha se do të merren një sërë masash në lidhje me çështjen.

Pjesa më e lartë e ankesave që na ka ardhur nga Vlora për vitin e kaluar, se ne kemi nxjerrë raportin tonë vjetor, lidhet kryesisht me kadastrën, lidhet me të drejtën e pronës, lidhet me institucione të cilat në fakt prej 36 vitesh ende nuk po i japin dot drejtim të kësaj problematike.

Aty ku abuzohet, aty ku policia nuk arrin të ruajë rendin, por e tejkalon këtë, ja delegon këtë kompetencë sektorit privat, siç ka qenë në rastin e Zvërnecit, ne kemi rekomanduar marrje masash”, tha ai.

Teksa u pyet për komentet negative ndaj bizneseve, ai u shpreh se nëse do të cënohet liria e shprehjes do te nisë një hetim dhe do të ketë një reagim zyrtar në një moment të dytë pasi momentalisht të dhënat nuk janë të plota/

Do ta vlerësojmë. Nëse kemi rast ku policia po kufizon të drejtën e fjalës, padyshim që jemi kundër, sepse e drejta për të shprehur lirisht është një e drejtë që është fituar në 1991”, theksoi avokati.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese