Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dogana serbe bllokon ndihmat për shqiptarët në Luginën e Preshevës, shkaku mungesë dokumentacioni

Shkruar nga Newsbomb
Dogana serbe bllokon ndihmat për shqiptarët në Luginën e
Foto ilustruese

Një ngarkesë me ndihma humanitare e cila ishte planifikuar të shkonte për shqiptarët në Luginën e Preshevës është kthyer pas në pikën doganore të Vranjës.

Këtë njoftime e ka bërë me dije Zyra për Shqiptarët në Serbi, e cila shton se ndihmat ishin organizuar nga donatorë nga Serbia dhe me përkrahjen e kryetares SË Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Organizatorët pretendojnë se dokumentacioni që shoqëronte ngarkesën ishte i plotë por sipas tyre zyrtarët doganorë kishin kërkuar dokumente shtesë, siç ishte një memorandum bashkëpunimi që e konsiderojnë si një kërkesë jashtë kuadrit ligjor.

Deklarata shpjegon se edhe pas përpjekjeve për ta zgjidhur situatën përmes nënshkrimit të dokumenteve shtesë dhe ridrejtimin e ndihmave drejtë Kosovës, autoritetet doganore sërish kanë nxjerrë pengesa të reja administrative.

Zyra për Shqiptarët në Serbi pretendojnë se arsyeja e vërtetë e bllokimit nuk lidhet me mungesën e dokumentacionit, por me faktin se ndihmat ishin të destinuara për komunitetet shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese