Hapësire reklamuese

Aktualitet

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re ushtaraku Laert Ramadani, baba i tre fëmijëve

Shkruar nga Newsbomb
Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta në
Ushtaraku Laert Ramadani

Një lajm i trishtë ka ardhur nga qyteti i Përmetit, ku ushtaraku Laert Ramadani ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Ramadani, i lindur në Piskovë të Përmetit dhe për shumë vite pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, humbi betejën me sëmundjen dhe u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare.

Mësohet se ushtaraku ishte baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. Largimi i tij i parakohshëm nga jeta ka sjellë dhimbje dhe trishtim te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

Laert Ramadani ishte një ushtarak me një karrierë të pasur, gjatë së cilës mori pjesë edhe në disa misione jashtë vendit.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të ushtarakut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese