Një video shqetësuese është publikuar së fundmi në TikTok pasi në të shfaqet një i ri duke drejtuar automjetin me këmbë, duke rrezikuar sigurinë në rrugë.
Sipas pamjeve të publikuara nga JOQ Albania, i riu lëviz në rrugë pa treguar asnjë shqetësim për pasojat që një veprim i tillë mund të ketë, jo vetëm për jetën e tij, por edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.
Raste të tilla bëhen për të fituar vëmendje dhe klikime në rrjetet sociale, të cilat po kthehen në një fenomen shqetësues. Për disa sekonda famë në TikTok, të rinj publikojnë video me manovra të rrezikshme, duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe të tjerëve.
Ky rast vjen në një periudhë kur aksidentet rrugore në vend vazhdojnë të marrin jetë njerëzish pothuajse çdo ditë.
