Hapësire reklamuese

Aktualitet

Oborri Mbretëror bëhet me trashëgimtar, vjen në jetë djali i Princ Lekës dhe Blerta Celibashit

Shkruar nga Newsbomb
Oborri Mbretëror bëhet me trashëgimtar, vjen në jetë
Princ Leka dhe Blerta Celibashi

Pritjes së ëmbël të Princ Lekës dhe Princeshës Blerta Celibashi tashmë i ka ardhur fundi. Ata janë bërë prindër të djalit të tyre të parë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Aleksandër.

Vogëlushi ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm në orën 05:30. Tashmë Gerladina e vogël është bërë me një vëlla dhe Oborri Mbretëror ka një trashëgimtar. Kujtojmë se Princ Leka dhe Blerta Celibashi e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë, dhe në mars të këtij viti e zyrtarizuan atë me një ceremoni private.

Ky është fëmija i dytë i Princ Lekës, pasi nga martesa e parë me Elia Zahrinë, ata kanë një vajzë së cilës i kanë vendosur emrin Geraldinë, në nder të mbretëreshës Geraldinë.

Newsbomb.al bashkohet me urimet e shumta për çiftin, në këtë ditë të shënuar për ta, për ardhjen në jetë të Princit Aleksandër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese