Kur bie fjala për të realizuar një nga ëndrrat që shqiptarët kanë më në zemër, jetesën në Amerikë, shpesh çiftet shfrytëzojnë momentin e pritjes së ëmbël për të përmbushur këtë dëshirë. Mirëpo së fundmi Ambasada Amerikane në Tiranë ka dalë me një njoftim që mund të mos i pëlqejë shumicës.
Prindërit shqiptarë që udhëtojnë përmes vizave turistike drejt SHBA-ve për të lindur atje, mundet që të mos kenë të drejtën për të rinovuar dokumentet për të vijuar me jetesën në vendin e ëndrrave. Kjo për shkak sepse shpenzimet e kujdesit shëndetësor apo për jetesë bazike, bien në ngarkesë të taksapaguesve amerikanë.
Reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:
Shumë prindër shqiptarë me viza turistike udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara me qëllim për të lindur atje dhe përdorin programin Medicaid për të mbuluar kujdesin mjekësor. Këto shpenzime u kalojnë taksapaguesve amerikanë, dhe ata prindër mund të mos kenë të drejtë t'i rinovojnë vizat e tyre në të ardhmen.
