Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lamallari kërkon më shumë përgjegjshmëri qytetare: Zjarrvënia mund të dënohet deri në 15 vite burg

Shkruar nga Newsbomb
Lamallari kërkon më shumë përgjegjshmëri qytetare:
Besfort Lamallari

Javët e fundit janë bërë shka për shumë raste zjarri në vend, disa prej tyre të qëllimshme. Në lidhje me këtë është bërë një reagim nga Ministri i Mbrojtjes, Besfort Lamallari në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.

I cili ka kërkuar më shummë përgjegjësi qytetare, teksa ka theksuar se zjarrvënia nuk është pakujesi por ndëshkohet me burgim.

“Kujdes! Zjarrvënia nuk është pakujdesi, por krim që ndëshkohet me burgim. Çdo zjarr i shkaktuar nga dora e njeriut është një kërcënim për jetën, pronën, pyjet dhe të mirën e përbashkët”, ka shkruar ai. Teksa më tej ka ritheksuar Kodin Penal i cili e dënon zjarrvënien me deri në 15 vite burg.

Postimi i plotë:

Kujdes! Zjarrvënia nuk është pakujdesi, por krim që ndëshkohet me burgim. Çdo zjarr i shkaktuar nga dora e njeriut është një kërcënim për jetën, pronën, pyjet dhe të mirën e përbashkët.

Kërkohet më shumë përgjegjësi qytetare dhe gatishmëri për të mbrojtur çdo qytetar dhe shmangur katastrofa.

Ndëshkimi në Kodin Penal për zjarrvënien është ashpërsuar deri në 15 vite burg, në varësi të pasojave dhe rrethanave të veprës. Mbrojtja e Shqipërisë nga zjarret fillon me përgjegjësinë e secilit prej nesh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese