Hapësire reklamuese

Aktualitet

U mbyt në lumë katër ditë më parë, sot i jepet lamtumira e fundit 33-vjeçarit nga Treblova

Shkruar nga Newsbomb
U mbyt në lumë katër ditë më parë, sot i jepet
Xhovalin Musaraj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur katër ditë më parë në Itali, ku një 33-vjeçar shqiptar dyshohet se ka humbur jetën pasi u mbyt në një lumë.

Viktima është identifikuar si Xhovalin Musaraj, nga Treblova e Vlorës.

Lajmi për ndarjen e tij të parakohshme është bërë i ditur nga familjarët përmes rrjeteve sociale, të cilët kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Familjarët bëjnë me dije se trupi i pajetë do të sillet sot në Shqipëri, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 12:00 në vendlindjen e tij, në Treblovë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese