Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ilir Lika u vra para pallatit, muaj më parë kishte humbur edhe gruan shtatzënë! 40 vjeçari dyshohet se shkoi vet për sherr te Emiljan Suti, pistoleta u gjet në tokë

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Lika u vra para pallatit, muaj më parë kishte humbur edhe gruan
Pamje nga vendi ku u vra Ilir Gjini, ne Kurbin/Laç

Ilir Gjini, alias Lika, alias Kokaj, alias Nure, rreth 40 vjeç është vrarë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kurbinit/Laçit. Shërbimet e Policisë së Shtetit kanë bërë me dije se ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Për ngjarjen, është shpallur në kërkim Emiljan Suti, i njohur edhe me emrin Artur Suti, si autori i dyshuar i vrasjes që tronditi mbrëmjen e së enjtes qytetin.

Burimet bëjnë me dije se një muaj më parë, Ilir Gjini dhe Emiljan Suti kanë pasur një konflikt banal në qendër të qytetit dhe mbrëmjen e djeshme, ata dyshohet se janë përballur sërish, përpara se 40 vjeçari të qëllohej për vdekje.

Të dy ishin banorë të së njëjtës lagje dhe sapo Ilir Gjini ka parkuar automjetin dhe i është drejtuar hyrjes së pallatit, është qëlluar me shtatë plumba.

Policia ka shoqëruar për t'i marrë në pyetje nënën dhe vëllain e Emiljan alias Artur Sutit, ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e tij. Të njohurit e tyre pritet të hedhin dritë mbi konfliktet e vazhdueshme që Ilir Gjini dhe Emiljan Suti kanë pasur me njëri-tjetrin.

Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur edhe një armë zjarri pistoletë, e cila dyshohet se i përkiste viktimës. Hetuesit besojnë se Ilir Gjini ka shkuar i armatosur në derën e shtëpisë së Emiljan Sutit, por kjo mbetet për t'u verifikuar nga administrimi i kamerave të sigurisë dhe dëshmive të banorëve.

Ndërkohë, vrasja e Ilir Gjinit është një lajm tjetër shumë i rëndë për familjen, pasi disa muaj më parë, ky shtetas kishte humbur edhe bashkëshorten. Sot, familja ka hapur dyert e mortit për të pritur miq dhe të njohur, e për t'i dhënë lamtumirën e fundit 40 vjeçarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese