Orintologu dhe kërkuesi shkencor Mirjan Topi, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ka bërë një reagim në lidhje me debatin e shkaktuar dhe hetimin e nisur për shkak të “reviws” negative në disa biznese.
Ai shprehet se kjo fushatë “review-sh” nuk ka asnjë lidhje me frymën e Revolucionit të Flamingove dhe nuk përfaqëson protestën.
“Nëse është e vërtetë, fushata e "reviews" negative, të rreme dhe të pamerituara ndaj bizneseve të turizmit në Shqipëri nuk përfaqëson protestën dhe nuk ka asnjë lidhje me frymën e Revolucionit të Flamingove. Kushdo që e nxit ose e organizon një veprim të tillë nuk po i shërben kauzës sonë por i shërben vetëm diskreditimit të saj”, shkruan ai.
Teksa më tej thekson se arsyeja përse ata protestojnë është për të mbrojtur natyrën, ligjin, interesin publik dhe dinjitetin e vendit.
“Nuk mund të kërkojmë drejtësi duke u bërë të padrejtë ndaj qytetarëve dhe bizneseve që nuk kanë asnjë përgjegjësi për atë që po kundërshtojmë. Qëllimet e drejta nuk arrihen me mjete të padrejta. Përkundrazi, mjete të tilla e dëmtojnë kauzën, u japin argumente kundërshtarëve tanë dhe largojnë mbështetjen e njerëzve të ndershëm”, shton ai më tej.
Reagimi i plotë:
Nëse është e vërtetë, fushata e "reviews" negative, të rreme dhe të pamerituara ndaj bizneseve të turizmit në Shqipëri nuk përfaqëson protestën dhe nuk ka asnjë lidhje me frymën e Revolucionit të Flamingove. Kushdo që e nxit ose e organizon një veprim të tillë nuk po i shërben kauzës sonë por i shërben vetëm diskreditimit të saj.
Ne kemi dalë në protestë për të mbrojtur natyrën, ligjin, interesin publik dhe dinjitetin e vendit. Nuk mund të kërkojmë drejtësi duke u bërë të padrejtë ndaj qytetarëve dhe bizneseve që nuk kanë asnjë përgjegjësi për atë që po kundërshtojmë.
Qëllimet e drejta nuk arrihen me mjete të padrejta. Përkundrazi, mjete të tilla e dëmtojnë kauzën, u japin argumente kundërshtarëve tanë dhe largojnë mbështetjen e njerëzve të ndershëm.
Prandaj, nga sheshi i protestës duhet të dënohet qartë dhe pa asnjë mëdyshje çdo thirrje për vlerësime të rreme apo për dëmtimin e padrejtë të bizneseve. Rruga jonë është rruga e qytetarisë, e së vërtetës dhe e ndershmërisë. Pikërisht sepse kauza jonë është e drejtë, edhe mjetet tona duhet të jenë po aq të drejta.
Revolucioni i Flamingove nuk ka nevojë për mashtrime, por vetëm për të vërtetën.
Kësisoj, unë mendoj, se e vetmja lidhje që ky veprim apo këta njerëz kanë më protestën është t'a dëmtojnë dhe diskreditojnë atë.
Rroftë Revolucioni i Flamingove
