Hapësire reklamuese

Aktualitet

57-vjeçari ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët përhapen e shkrumbojnë tokën, zetorin dhe rrezikojnë jetën e fqinjit të tij (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
57-vjeçari ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët
Toka e djegur në Lumth

Zjarri i ndezur dje nga një 57-vjeçar, në fshatin Lumth të Lushnjës, me qëllim për të djegur mbeturinat e tij, është përhapur me shpejtësi në fshatin Lumth, duke prekur kështu dhe tokat e fqinjit të autorit të ngjarjes. 

Burime nga grupi policor bëjnë me dije se për shkak të përhapjes së zjarrit, flakët kanë prekur tokën, një zetor, një rimorkio dhe bazën ushqimore për kafshët e fqinjit.

Ky i fundit ka tentuar të ndërhyjë për të shuar flakët, e për rrjedhojë ka pësuar djegie. Fatmirësisht thuhet se ndodhet në Spitalin e Lushnjës duke marrë mjekime mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

"Shtetasi A. A., në përpjekje për të shuar flakët në pronën e tij, ka pësuar djegie. Ai po merr mjekim në Spitalin e Lushnjës dhe është jashtë rrezikut për jetën" njoftoi sot Policia. 

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, blutë e Lushnjës kanë vënë në pranga shtetasin I. K., 57 vjeç. Ndërsa bëhet me dije se ngjarja është regjistruar në Prokurorinë e Fierit si vepër penale “shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi i Policisë:

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në pronën e tij, por nga përhapja e flakëve në tokën e fqinjit u shkaktuan dëme materiale; arrestohet 57-vjeçari.

Në përpjekje për të shuar zjarrin, pësoi djegie i zoti i pronës, fqinji i autorit.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së një rasti zjarrvënieje, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin I. K., 57 vjeç, banues në fshatin Lumth, Lushnjë.

Ditën e djeshme, ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Lumth, për djegien e mbeturinave, por flakët janë përhapur në tokën e fqinjit të tij, shtetasit A. A., ku si pasojë janë djegur një mjet bujqësor (zetor), një rimorkio dhe baza ushqimore për blegtorinë.

Shtetasi A. A., në përpjekje për të shuar flakët në pronën e tij, ka pësuar djegie. Ai po merr mjekim në Spitalin e Lushnjës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që, në asnjë rast, të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe çdo paligjshmëri tjetër, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese