Porti i Durresit
Porti i Durrësit ka marrë së fundmi masa për të përballuar fluksin e lartë të udhëtarëve dhe automjeteve me nisjen e sezonit veror.
Duke filluar nga kjo fundjavë, tragetet që lidhin Durrësin me portet e Italisë dhe anasjelltas do të operojnë me lundrime të dyfishta.
Kjo nismë synon të përballojë rritjen e numrit të pasagjerëve gjatë sezonit veror dhe të garantojë vijimësinë normale të shërbimeve portuale.
Sipas Autoritetit Portual, të gjitha strukturat operacionale janë angazhuar në koordinim të plotë për të siguruar një proces sa më të organizuar dhe efikas, duke lehtësuar lëvizjen e mijëra udhëtarëve dhe automjeteve që zgjedhin Portin e Durrësit gjatë muajve të verës.
Sondazh
Poll
