Hapësire reklamuese

Aktualitet

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për nivel të lartë rreziku në disa qarqe

Shkruar nga Newsbomb
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për nivel të lartë
Foto ilustruese

Instituti i Gjeoshkencave njofton se sot pasdite dhe nesër pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjera pritet nivel rreziku “I MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nё disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht “I LARTË” konkretisht: qarku Shkodër (Jug), qarku Dibër (Perëndim) dhe qarku Vlorë (Veri-Perëndim). Rreziku më i lartë është parashikuar për ditën e sotme.

Ndërsa përsa i përket parashikimit meteo, sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, sot pasdite dhe nesër.

Instituti i Gjeoshkencave njofton se nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 20 / 32°C, në vendet e ulëta: 19 / 35°C  dhe në vendet malore: 14 / 31°C, përcjell newsbomb.al.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese