Një lajm i trishtë ka ardhur nga qyteti i Prrenjasit, ku inxhinieri Haki Polisi është ndarë nga jeta këtë të premte.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook kryebashkiaku i Prrenjasit, Nuri Belba, i cili shkruan se Haki Polisi ishte një profesionist i përkushtuar dhe gëzonte respektin e vlerësimin e të gjithë atyre që e kishin njohur.
Më tej, Belba i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, të afërmve dhe miqve të tij.
Postimi i plotë:
Me hidhërim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haki Polisit.
Një profesionist i përkushtuar, inxhinier, bashkëshort dhe baba i dy fëmijëve i cili me punën, përkushtimin dhe karakterin e tij fitoi respektin dhe vlerësimin e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve.
Pushofsh në paqe, Haki
