Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tre ditë pas arrestimit, Gjykata e Dibrës i jep lirinë ish-zv.drejtorit të Kadastrës, Daniel Gjura lë qelinë

Shkruar nga Newsbomb
Tre ditë pas arrestimit, Gjykata e Dibrës i jep lirinë
Foto ilustruese: Pamje nga operacioni policor, Daniel Gjura

Ish-zëvendësdrejtori i Kadastrës së Dibrës, Daniel Gjura, ditën e sotme, ka fituar lirinë pasi Gjykata e Shkallës së parë në Dibër vendosi që t’i zbuste masën e sigurisë.

Burime për mediat bëjnë me dije se vendimi për nxjerrjen nga qelia të Daniel Gjurës, është marrë nga gjyqtarja Enkeleda Halilaj.

Mësohet se gjykata pranoi pjesërisht kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, të caktuar më 17 qershor 2026, me masat “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Po ashtu raportohet se Gjura është urdhëruar të paraqitet të hënën e dytë të çdo muaji, në orën 12:00, pranë oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

Gjykata mësohet se ka kërkuar lirimin e tij për sa kohë nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal.

Siç kemi raportuar dhe më parë, ish-zv.drejtori i Kadastrës së Dibrës u arrestua mbrëmjen e 7 korrikut.

Daniel Gjura ishte shpallur në kërkim nga policia pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Arrestim i Daniel Gjurës është realizuar pak ditë pasi policia e Dibrës goditi një skemë të dyshuar kriminale për tjetërsimin e pronave në Dibër, në mesin e të cilëve ishin dhe zyrtarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese